Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Akuzua për shpifje, Salianji fiton gjyqin ndaj Kokalarit në Apelin e SPAK

800-0-640-0-kokalari-dhe-ervin-salianji-372-750x375

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka fituar gjyqin në Apelin e SPAK ndaj Evi Kokalarit.

Ai u akuzua për shpifje, gjë e cila u hodh poshtë nga Gjykata.

Partia Demokratike thotë se në 9 vite opozitë, Salianji është paditur më shumë se 600 herë për shpifje nga drejtuesit më të lartë të qeverisë dhe deputetët e PS-së. Ata shtojnë se në çdo rast i është dhënë pafajësia ose është pushuar çështja.

Ndërkohë akuzat ndaj Salianjit, sipas PD-së, kanë ardhur edhe nga policia apo prokuroria për organizim protestash apo kundërshtim të forcave të policisë gjatë tubimeve.

Salianji u dënua më herët me gjobë për fyerjen e aktivistes Evi Kokalari. Gjykata e dënoi me 50 mijë lekë gjobë.

Deputeti demokrat tha se burri i aktivistes është pjesë e organizatës së “Agimit të Artë”. Ndërkohë, në një emisionin televiziv, Salianji e etiketoi Kokalarin si njeri pa përfaqësim.

Related Posts

Leave a comment