Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Debate te ‘Siguria’/ Salianji: Sillni ministrin e Brendshëm se ça s’ka ndodhur! Naço: Lus Zotin të mblidheni 7 deputetë të bëni kërkesë

-640-0-1696931721xsiguriaq-650

Me debate po shoqërohet mbledhja e sotme komisionit për Sigurinë Kombëtare. Deputeti Ervin Salianji thotë se duhen kthyer vëmendja tek aktualiteti dhe të thirret ministri Balla të japë llogari.

Kjo kërkesë u ironizua nga kryetari i Komisionit Nasip Naço i cili përmendi se nuk po bëhen dot 7 deputetë siç e kërkon rregullorja për ta bërë këtë kërkesë.

Replikat:

Salianji: Do bëjmë ndonjëherë ndonjë gjë për interesin publik apo do vazhdoni të bëjmë ligje klienteliste. Apo do vazhdojmë të bëjmë hajde këtu ngri dorën dhe ik sikur ke ndonjë nxitim.

Naço: Folët 360 gradë për gjithçka, harruat diçka lidhur më kërkesat që bëni. Është e diasata herë që ripërsërisni një kërkesë për ministrin e Brendshëm dhe nga deputetë nga 7 deputetë që duhen jeni gjithnjë 6. Lus Zotin të bashkoheni të bëheni 7.

Salianji: Lutjuni Ramës, se po të kishit Zot ju do ishit ndryshe. Ne po themi që në këtë komision.

Naço: Po flasim për komisionin këtu. Se pastaj thoni që kryetari na bullizon.

Related Posts

Leave a comment