Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Deputeti i PS-së votoi ilegalisht edhe për kolegun në Parlament, Salianji: Vjedhje me të dy duart!

auto_81675356683

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas daljes së pamjeve ku deputeti socialist Baftjar Zeqaj voton me të dy duart në Kuvend, edhe për kolegun e tij.

Përmes një reagimi në Facebook, Salianji është shprehur se kjo është vjedhje me të dyja duart, duke shtuar se qeveritarët i janë turrur Shqipërisë për të vjedhur gjithçka që ju del para.

Ai shtoi se votimi i sotëm në Parlament është i pavlefshëm.

Reagimi i Salianjit:

Vjedhje me të dy duart!

I janë turrur Shqipërisë duke marrë gjithçka që ju del para! Votimi për një deputet tjetër, vjedhja dhe falsifikimi në mes të parlamentit tregon më e pakta mentalitetin e ngulitur të vjedhjes së votës dhe të gllabërimit pa pasur asnjë frikë nga ligji dhe as nga publiku!

Votimi i sotëm në parlament është i pavlefshëm !

Related Posts

Leave a comment