Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Si ndikoi Charles McGonigal t’i hiqej licensa ish- burrit të Albana Vokshit, që përfaqësnte oligarkun rus Robert Nowikovsky

-640-0-1675356824xskema-nowikovsky-akimov-centrex-1-1-849

Ish-zyrtari i lartë i FBI Charles McGonigal, i ka kërkuar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në vitin 2017 të pezullonte kërkesën e kompanisë “Jurimex”, pronë e oligarkut rus Robert Noëikovsky , i lidhur ngushtë me Putinin, e cila donte të merrte me koncesion disa fusha naftëmbajtëse në jug të vendit.

Kompania përfaqësohej në Tiranë nga Arian Tartari, ish- burri i deputetes demorkate Albana Vokshi.

Kompania “Jurimex” kishte aplikuar për këto fusha qysh në vitin 2016, por procedura kishte ngelur në Minstrinë e Energjitikës dhe Infrasturkturës, e cila po hezitonte të merrte vendim.

Zyrtari i lart i FBI i ka Charle McGonigal i ka kërkuar kryemintrit Edi Rama në vjeshtën e vitit 2017, të bëjë kujdes me kompanitë guaska me pronarë rusë, të cilat duan të operojnë në Shqipëri, duke i përmendur me emër rastin konkret.

Pas kësaj qeveria shqiptare ndërpreu procedurën dhe nuk e linceoi kompaninë në fjalë.

Pas kësaj, përfaqësuesi i kompanisë ruse në Shqipëri, Arian Tartari, ish- burri i deputetes Albana Vokshi, me të cilën ka dy fëmijë, ka reaguar ashpër kundër qeverisë dhe e ka paditur atë në arbirtrazh për shkelje të barazisë në dhënien e lincecës.

Robert Nowikovsky, oligarku rus i afërt me Putnin që qëndronte pas kësaj kompanie, figuronte ndërkohë në dokumentet e Senatit amerikan, si dhe Komisionit Energjitik të BE si njeri i afërt i Krmelnit.

Portali Hashtag.al botoi në atë kohë dhe një skemë që dëshmonte lidhjet e tij me Kremlinin.

Në SHBA Grupi Centrex dhe Robert Nowikovsky  janë cilësuar në një seance dëgjimore të Senatit amerikan(2008), drejtuar nga Joe Biden, si grupi kryesor i lëvizjes së kapitaleve të GAZPROM-it në Evropë.

Në një komunikatë të Komisonit Energjitik të BE-së(2011), përmendet në mënyrë nominale zoti Robert Nowikovsky dhe grupi Centrex, si një nyje përfaqësimi direkt i GAZPROM-it në politikat e energjisë dhe ndërtimin të naftësjellësit Nabucco.

Nowikovsky dhe rrjeti i kompanive të tij cilësohet në këtë dokument si kërcënim për indipendencën e energjisë të Bashkimit Europian.

Related Posts

Leave a comment