Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Logjika e “Foltores”: A u pagua nga Berisha zyrtari i FBI, për të nisur hetimet ndaj PD-së dhe Bashës për lidhjet ruse?

-640-0-1675329661xceno-262

Charles McGonigal është kthyer në personazhin kryesor në debatin politik në Shqipëri, pas hetimeve të nisura ndaj tij në SHBA.

Kjo, pasi ai u kap duke marrë 220 mijë euro nga një shtetas shqiptar, që sipas opozitës së Sali Berishës dhe Ilir Metës, ka lidhje me Edi Ramën dhe që ka qenë pikërisht ky i fundit, ai që i ka paguar këto para, për të lobuar kundër PD-së.

Por së fundmi në media është shfaqur edhe një foto e ish-zyrtarit të FBI-së, krah dy zyrtarëve të PD-së aktuale të Berishës.

Agjenti i FBI shfaqet në një foto shumë miqësore me Enri Ceno, aktualisht sekretar për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Demokratike dhe Fjoralba Dizdarin, anëtare e këshillit kombëtar të Partisë Demokratike.

Të dy ata kanë reaguar, për të sfumuar këtë foto.

Por tani nëse do të ecim me logjikën e “Foltores” së Berishës, mund të nxjerrim përfundime të tilla si ato, se zyrtari i FBI mund të jetë paguar edhe nga vetë Berisha për të nisur hetimet për Lulzim Bashën dhe PD-në, për çështjen e famshme të lobimit me para ruse.

Kjo, pasi pak kohë pas kësaj foto, dy personazhet, njëri jo me ndonjë begraund të njohur politik, dhe tjetra prezantuese moti, u katapultuan në PD-në e Berishës në pozicione drejtuese.

Pra dikush mund të thotë se ata u “shpërblyen” nga Berisha.

Kuptohet, ky është thjesht një hamendësim dhe ajo foto mund të jetë vërtet spontane, siç thonë personazhet e saj, edhe pse në të duken shumë të afërt, por me logjikën e Berishës dhe njerëzve të tij, mund të thoshim edhe të kundërtën!

Related Posts

Leave a comment