Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vdekja e Lear Kurtit në duart e Policisë, Salianji: E njëjta histori me Klodian Rashën

auto_vgnmjk1666282996 (1)

Deputeti demokrat, Ervin Salianji krahasoi vdekjen e Lear Kurtit me rastin e Klodian Rashës. Lear Kurti humbi jetën mbrëmjen e djeshme, pasi u shoqërua nga Policia në komisariatin nr 3 në Don Bosko,

Për Salianjin rasti i fundit ka të njëjtat rrethana dhe kushte me vrasjen e Klodian Rashës. Salianji tha se Policia ikën të të pamundurit dhe te të varfrit , duke lënë oligarkët dhe të fortët të kryejnë krime pa u shqetësuar.

Ndër të tjera ai solli rastin e kullave pa leje në Tiranë, për të cilat qeveria nuk ka bërë asgjë deri më tani. Më tej ai renditi një sërë pyetjesh për sigurinë kibernetike në vend, pas sulmeve iraniane.

“Trauma thotë ka ardhur i vdekur bën të dyshosh që institucionet po bëjnë edhe një herë një rast të ngjashëm me vrasjen shtetërore të Klodian Rashës. E mbajmë mend si policia bëri deklaratë publike ku tha që iu gjet armë pistoletë. Duket sikur jemi përpara të njëjtave kushte, rrethanave me Klodian Rashën. Përse nuk rrethon policia kullat e Tiranës? Akti normativ mbron oligarkët, kryeministri ve gjoksin për ti mbrojtur. Këtu nuk ka drejtësi për të varfrit. Nuk shkon dot polici e shtetit të kontrabanda me anije. Ligji funksionon ashpërsisht për ata që janë të varfër.

A ka shteti shqiptar një raport zyrtar për sulmet kiberentike.? Sot ende nuk e dimë cilat janë dëmet që i kanë ardhur shtetit nga sulmet kibernetike. Kush janë personat përgjegjës për këtë ndërhyrje? Cilat janë sistemet e prekura për sulmet kiberenetike? A ka bashkëpunëtorë nga këtu me hakerat iranianë? A është Shqipëria akoma nën sulmet kiberentike. Sa është numri i sistemeve kiberentike që janë jashtë funksionet?”, tha Salianji.

Related Posts

Leave a comment