Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vdekja tragjike e 19-vjeçarit në portin e Durrësit, arrestohen 3 persona

077F79A6-38D7-405E-BA35-D06F642E1CAE

3 persona janë arrestuar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi dje në Durrës, ku vdiq një punonjës 19-vjeçar, pasi u tërhoq nga vinçi.

Burime bëjnë me dije se një nga të arrestuarit, shtetasi me inicialet N. V., 64 vjeç, me funksion manovrator i makinerisë, dyshohet të ketë goditur me mjetin e punës viktimën, punonjës i kësaj firme gjithashtu, shtetasin R. B.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit: R. B., 27 vjeç, me funksion përgjegjës turni, në firmën përpunimit të kontenierëve në portin e Durrësit.

N.V., 64 vjeç, me funksion manovrator i makinerisë. B. T., 42 vjeç, me funksion kryemekanik i ofiçinës.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë sepse, për shkak të moszbatimit të rregullave të mbrojtjes në punë, ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Sheshi i Kontenierëve” në portin e Durrësit, punonjësi i kësaj firme, shtetasi R. B. është aksidentuar me pasojë vdekjen, nga një mjet pune i kësaj firme, që po drejtohej nga shtetasi N. V.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Leave a comment