Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rrumbullaku për vdekjen e Lear Kurtit: Do të jap shpjegime brenda 48 orëve. Respektoni mundin e gjakun e policëve

-640-0-1666687330xrrumbullaku-386

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka deklaruar se është i gatshëm të përgjigjet për rastin e vdekjes së 32-vjeçarit Lear Kurti.

Gjatë seancës dëgjimore të thirrur nga disa deputetë në Komisionin e Sigurisë, Rrumbullaku tha se do të flasë brenda 48 orësh për këtë ngjarje, teksa bëri thirrje që të rrespektohet mundi dhe puna e punonjësve të policisë.

“Për sa kërkohet nga grupi i deputetëve, për çështjet që lidhen me ngjarjet e fundit, të të  ndjeritu Kurti, jam i gatshëm të paraqitem brenda 48 orëve dhe të jap shpjegime në lidhje me sa kërkohet nga ana juaj.

Edhe për çështjen e të ndjerit Rasha, duke qenë në detyrën e drejtorit të AMP-së, jam në gjendje të jap të gjitha shpojegimet e duhura.

Do t’iu lutesha, që çdo gjë që mediatikisht shpërndahet për opinionin, nuk do të thotë se janë të vërtetet rerale të hetimeve që kryen institucionet e drejtësisë”, theksoi ai.

Related Posts

Leave a comment