Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Borrell fton Izraelin dhe Palestinën në takimin e ministrave të Jashtëm të BE

-640-0-1687773628xborrellpng-746

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, njoftoi se ka ftuar ministrat izraelitë dhe palestinezë në takimin urgjent të ministrave të Jashtëm të BE-së.

Borrell, në rrjetin social X (ish-Twitter) njoftoi se në takimin urgjent jozyrtar për çështjen Izrael-Palestinë të ministrave të Jashtëm të BE-së, u ftuan edhe ministri i Jashtëm izraelit, Eli Cohen dhe ministri i jashtëm palestinez, Riyad al-Maliki.

“Kam ftuar ministrin e Jashtëm izraelit të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së që do të mbahet sot pasdite”, shkroi Borrell.

Borrell nuk dha informacion nëse ministrat e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Takimi, i cili do të mbahet përmes video-konferencës, është planifikuar të fillojë në orën 16:00 me orën e Brukselit.

BE-ja dhe vendet e saj anëtare, teksa reaguan ndaj sulmeve të Hamasit në mëngjesin e 7 tetorit, publikuan mesazhe mbështetjeje për Izraelin.

Related Posts

Leave a comment