Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

David Wisner takim me kryeparlamentaren Nikolla: Parlamenti funksional, thelbësor për integrimin euroatlantik

-800-0-1710168478xgizvjbwwgaas2bh-739

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u takua sot me të ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA-së, David Wisner. Gjatë takimit u diskutua mbi kontributin e Kuvendit në forcimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe thellimin e reformave.

Nikolla nënvizoi se Kuvendi po punon për avancimin e reformës në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe konsolidimin e institucioneve demokratike.

Kryeparlamentarja e informoi Wisner mbi përpjekjet për rikthimin e veprimtarisë së Kuvendit në normalitet, për zhvillimin e debatit parlamentar gjatë seancave plenare, në mënyrë që publiku dhe qytetarët të njihen më mirë me përmbajtjen e legjislacionit që shqyrtohet e miratohet në Kuvend.

Ambasada e SHBA-ve reagoi për takimin e Wisner me Nikollën duke vënë në dukje se diskutimet kryesore ishin bërë rreth kthimit në normalitet të Kuvendit, ku prej muajsh Rithemelimi shkakton kaos duke mos lejuar diskutimet dhe debatet mbi projektligje shumë të rëndësishme.

“I Ngarkuari me Punë David Wisner u takua sot me Kryetaren e Parlamentit Lindita Nikolla për të theksuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara në forcimin e institucioneve demokratike të Shqipërisë, si dhe përpjekjet e saj në zbatimin e ligjit dhe kundër korrupsionit, teksa vendi ecën përpara drejt integrimit Euroatlantik.

Një parlament plotësisht funksional, ku përfaqësuesit e zgjedhur punojnë në mënyrë konstruktive për njerëzit është thelbësor për përmbushjen e këtyre synimeve”,- thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA.

Related Posts

Leave a comment