Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton propozimin francez, i hapet rruga çeljes së negociatave edhe për Shqipërinë

-640-0-d7e87b053b53c83aeb8ee81cf3e82ed3

Me 68 vota pro, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar propozimin francez për heqjen e vetos bullgare. Në këtë mënyrë i hapet rruga çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

Ishin 68 deputetë që votuan pro miratimit të këtyre konkluzioneve, ndërsa në momentin e votimit deputetët e VMRO-DPMNE-së brakrisën sallën.

Miratimi i propozimit përkthehet në zhbllokimin e rrugës evropiane për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si dhe zgjidhje e çështjeve të hapura ndër vite me Bullgarinë.

Sakaq, jashtë objektit të Kuvendit në Shkup aktualisht po vijojnë protestat nga simpatizantë të VMRO-DPMNE-së.

Related Posts

Leave a comment