Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Familja e një prokurori u kërcënua”, Basha reagon pas deklaratës së Dumanit: Çdo sulm i politikës, inkurajon krimin të bëjë të njëjtën gjë

-800-0-1707392056xbashaa-775

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së kreut të SPAK, Altin Dumani se një prokuror është kërcënuar nga eksponentë të krimit të organizuar.

Përmes një reagimi në Facebook, Basha shkruan se çdo sulm i politikës ndaj sistemit të drejtësisë, nuk bën gjë tjetër vetëm se inkurajon krimin e organizuar të bëjë, gjithashtu, të njëjtën gjë.

“Deklarata e kreut të SPAK-ut se krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori është një kambanë alarmi që duhet të na shqetësojë të gjithëve.

Çdo sulm i politikës ndaj sistemit të drejtësisë, nuk bën gjë tjetër vetëm se inkurajon krimin e organizuar të bëjë, gjithashtu, të njëjtën gjë.

Ndaj Partia Demokratike e Shqipërisë dhe unë i kemi dhënë dhe vijojmë t’i japim SPAK-ut dhe organeve të reja të drejtësisë mbështetje pa kushte.

Vetëm një drejtësi e pasulmuar nga politika, do të jetë një drejtësi e duhur për të mirën e njerëzve.

Vetëm një drejtësi që i shërben shqiptarëve, është një drejtësi imune ndaj çdo kërcënimi”, shkruan Basha.

Related Posts

Leave a comment