Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

E reja u gjet e pajetë poshtë urës në Durrës. Policia: Ka plagë në trup, 17 të shoqëruar

-640-0-1690987181xurapng-130

Luljeta Preza, 32-vjeçarja e gjetur e pajetë mëngjesin e sotëm poshtë urës së Dajlanit në Durrës ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marra në trup, nga një mjet prerës.

Në ambientet e Policisë së Durrësit janë shoqëruar 17 shtetas të cilët dyshohet se kanë dijeni për këtë rast.

 

 

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një informacion të dhënë paraditën e sotme, se rreth orës 10:35, në lagjen nr.13, Durrës, poshtë urës së Dajlanit, ishte gjetur pa shenja jete, një shtetase, ju informojmë se:

Nga verifikimet e kryera u bë i mundur identifikimi i kësaj shtetaseje, konkretisht u gjet e pajetë shtetasja Luljeta Preza, 32 vjeçe, banuese në Sukth, Durrës.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera paraprakisht nga grupi i posaçëm i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe nga ekspertët e mjekësisë ligjore, si dhe nga këqyrja e trupit të pajetë të 32-vjeçares, dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marra në trup, nga një mjet prerës.

Deri më tani, në ambientet e Policisë së Durrësit, janë shoqëruar 17 shtetas të cilët dyshohet se kanë dijeni për këtë rast.

Grupi hetimor vijon hetimet e thelluara për të dokumentuar plotësisht rrethanat e këtij rasti, si dhe për të përcaktuar autorësinë e tij.

Related Posts

Leave a comment