Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kaosi në Kuvend, Braçe: Kaq dinë, kaq bëjnë, janë të lodhshëm! S’është detyra jonë të njohim kryetarin e PD-së

-640-0-1684934599xbrace1-753

Deputeti socialist Erion Braçe ka cilësuar si film të dhënë prej disa vitesh, atë që ndodhi ditën e sotme në Kuvend, ku deputetët e opozitës bllokuan zhvillimin e seancës plenare.

Në një intervistë për Euronews Albania ai theksoi se ajo që ndodhi sot është një ngjarje që mund të ndëshkohet sipas kodit penal.

“Ishte një film i parë në kaq vite, nuk dinë të bëjnë asgjë më shumë se sa kaq. Kaq dinë, kaq bëjnë, përsërisin veten.

Janë të lodhshëm me gjëra që i kanë bërë në forma më të rënda se sa kjo që kanë bërë sot. Pezullimi i institucioneve kushtetuese në këtë vend, është një ngjarje që shkon në kufijtë e parashikuar në kodin penal”-tha ai.

Ai komentoi dhe arsyet se përse opozita po bën këto veprime. Braçe tregoi se u kërkohet që të njihet Sali Berisha si kreu i tyre, por që kjo gjë nuk është në tagër të mazhorancës.

“Na kërkohet që ne të njohim për kryetar të PD-së Sali Berishën ndërkohë që kjo nuk është fare detyra jonë. Unë nuk votojë për të zgjedhur kryetarin e PD-së. Nuk më intereson hiç se kush nga ata është kryetar I PD-së, për mua janë të gjithë njëlloj”-shtoi ai.

Related Posts

Leave a comment