Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kokaina e paketuar me banane nga Ekuadori në Durrës/ Një telefonatë anonime vuri në lëvizje Policinë Kufitare, pronari i kompanisë jeton në SHBA

auto_policia-tirane-600x3601667560088

Një ditë pas kapjes së një sasie prej rreth 33 kilogramë kokaine në portin e Durrësit, e fshehur mes arkave me banane që vinin nga Ekuadori, Policia ka shpallur në kërkim pronarin e kompanisë.

Ndërkohë që tre persona kanë përfunduar në pranga, dy prej të cilëve punonjës të portit të Durrësit nga ku kaloi ngarkesa me kokainë, në kërkim është shpallur 53- vjeçari Trifon Murataj, i cili ka mohuar që të ketë lidhje me kokainën e gjetur mes bananeve. Murataj jeton në Shtetet e Bashkuara dhe drejton prej andej kompaninë e importit dhe tregtimit të bananeve të njohura në treg si “Banka King”.

Ndërkohë, në pranga ka përfunduar bashkëpunëtori i tij, 57-vjeçari, Petrit Demishaj, banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë që kishte porositur ngarkesën me banane, i cili akuzohet për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”

Në kuadër të operacionit “Again”, Policia ka arrestuar shtetasit, Alban Naziraj, 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë operator skaneri, në portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, si dhe Artur Sevdaraj, 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë imazhier skaneri, në portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

ROLI I TË ARRESTUARVE 

Policia e Durrësit thotë se tre të arrestuarit dhe presidenti i kompanisë “Zico” janë përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Ndërsa dihet tanimë roli i dy punëtorëve të portit të ngarkuar për skanimin e kamionëve që kalojnë në portin e Durrësit, nuk dihet ende konkretisht roli i administratorit dhe pronarit.

Dy punëtorët, kompania e të cilëve përfiton 14 milionë euro në vit nga taksat e shqiptarëve, ishin ngarkuar të bënin kontrolle me skaner të kamionëve që dalin nga porti pas ngarkimit me kontejnerë, por me sa duket kishin bërë një sy qorr.

“Arrestimi i 3 shtetasve dhe shpallja në kërkim e Presidentit të kompanisë, u bënë në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Again’, gjatë të cilit, shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencën informative që dispononte Policia e Shtetit, se në një kontejner me ngarkesë bananesh, për llogari të një kompanie në Tiranë, kishte lëndë narkotike, ushtruan kontroll të imtësishëm me qen antidrogë, pavarësisht se skaneri e nxori të pastër ngarkesën me banane”, sqaron Policia.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar trafikimin e 33.5 kg kokainë, nga Ekuadori në drejtim të portit të Durrësit.

ITINERARI

Kontejneri me banane ishte nisur 21 ditë më parë nga Ekuadori, pas porosisë së dhënë nga kompania e importit të bananeve. Kontejneri ka qëndruar përreth një javë në portin e Durrësit dhe më pas, një telefonatë anonime ka vënë në lëvizje Policinë Kufitare.

Sasia prej 33.5 kg kokainë u zbulua në arkat me banane të “Banaking”, teksa dyshime ka dhe për kontejnerët e tjerë. Mësohet gjithashtu që kompania “Zico” ka lajmëruar autoritetet që të zhvilloheshin kontrolle brenda arkave me banane, pasi në të kundërt nuk do ta merrte në dorëzim mallin.

Pas sekuestrimit të lëndës narkotike, ka dyshime se nga kontejnerët është transportuar edhe sasi tjetër kokaine. Në të njëjtën kohë, vazhdojnë kontrollet nga ana e njësive të antidrogës për të zbuluar nëse ka pako të tjera me drogë të fshehur mes bananeve ekuadoriane.

Ky nuk është rasti i parë që kapen sasi kokaine. Më 31 dhjetor të vitit të shkuar, 119 kg kokainë u sekuestruan në kontejnerin me banane të së njëjtës kompani. Kontejneri me banakë ishte kontrolluar fillimisht nga autoritetet italiane që dhanë edhe sinjalizimet. Për rastin u arrestuan tre persona, dy shoferë të kamionit dhe administratori i kompanisë “Zico”, Marson Murataj.

Ndërkohë, më 16 korrik të këtij viti, në kontejnerët e së njëjtës kompani mungonin 49 arka me banane, të cilat dyshohet se u hoqën nga trafikantët e drogës. Në pranga përfunduan vetëm roje të Portit të Durrësit.

“Sipas dokumentacionit të dorëzuar në momentin e mbërritjes kontejneri ishte i ngarkuar me 1200 kuti me mbishkrimin ‘Jumbo Bana King’ të ndara në gjashtë rreshta. Gjatë kontrollit është konstatuar se rreshtat e mesit kishin mungesë dhe zhvendosje të disa kutive, ku mungonin 49 kuti me banane”, thuhet në dosje.

Related Posts

Leave a comment