Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pasi i shpalli “luftë” SHBA-së, Albin Kurti paguan një kompani lobuese për t’u “pajtuar”: Fatura e kripur për qytetarët

-640-0-9be1162c73de2289ef709072f98ed928

Në mesin e tensioneve në Veri dhe marrëdhënieve të acaruara me partnerët ndërkombëtare si BE-ja dhe SHBA-ja, qeveria e Kosovës ka angazhuar një kompani lobimi në Uashington D.C.

Në dokumentin e siguruar ekskluzivisht nga Euronews Albania, thuhet se kompania lobuese e paguar nga qeveria e Kosovës me Shumen e 147 mijë eurove do të ofrojë këshilla strategjike dhe përfaqësim të huaj brenda Shteteve të Bashkuara.

Sipas kontratës së nënshkruar nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, kompania do të ofrojë këshilla, përkrahje dhe komunikim me degët legjislative dhe ekzekutive të qeverisë amerikane për të përmirësuar marrëdhëniet bilaterale ndërmjet SHBA-së dhe Qeverisë së Kosovës.

Kontrata, e nënshkruar më 26 qershor mes Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës së Kosovës dhe përfaqësuesit të kompanisë lobuese, shqiptaro-amerikanit Avni Mustafaj ka hyrë në fuqi më 3 korrik dhe është e vlefshme për një vit.

Leave a comment