Dhjetra banorë të fshatit Guras në Pogradec kanë dalë në protestë duke bllokuar rrugën kryesore që të çon në këtë fshat.
Protesta e tyre lidhet me gjendjen e rrugës e cila është dëmtuar para disa muajsh si pasojë e punimeve për kanalizimet e ujrave të zeza.
Tashmë me përfundimin e punimeve firma ka shtruar një pjesë të rrugës, vetëm aty ku ka kryer punime.
Banorët kërkojnë garanci nga firma dhe bashkia që rruga të shtrohet e gjitha dhe me cilësi në të kundërt protesta do të vazhdojë.