Banorët e ‘Big Brother VIP’ e thonë troç, zbulojnë emrin e konkurrentit që do të largohet të premten

Java e parë e emisionit “Big Brother VIP” ishte e mbushur plot me dashuri, momente të trishta dhe debate. Por këtyre ndjenjave i është shtuar dhe tensioni, pasi mbrëmjen e të martës nisën nominimet e para për t’u eleminuar.

Personazhin që do të larhoget nga shtëpia më e famshme në vend do ta zgjedhë publiku me anë të votave të tyre. Emrat e VIP-ave në nominim janë: Beniada Nishani, Sheila Haxhiraj, Sabiani, Elhaid Cufi dhe Ardit Çuni. Ky i fundit pati një përplasje me banorët gjatë spektaklit të së martës për ndërhyrjet e tij të shpeshta në biseda.

Teksa banorët ishin ulur duke biseduar, njëri prej tyre, Donaldi, i pyeti se cili mendonin ata që do të largohej nga “Big Brother VIP”.

Reagimet e tyre ishin paksa të çuditshme në fillim dhe hezituan të thonin një emër deri në momentin kur Elhaidi tha se mendonte që Arditi do të ishte ai i cili do të largohej nga shtëpia. Këtij mendimi iu bashkua dhe vetë Donaldi, por nga ana tjetër, Sheila refuzonte të jepte një emër, po ashtu dhe Sabiani. Veshaj i ushtronte “presion” për të thënë një emër e për të qenë të sinqertë, por ata nuk ranë pre e kësaj duke vijuar të mos jepnin një emër.

Madje Sabiani u përgjigj duke thënë “Kush ta ketë të shkruar”.

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three + 3 =