Mbytja tragjike e 7-vjeçarit në Berat, zbulohet dinamika e ngjarjes së dhimbëshme

1 Minuta Lexim

Një 7-vjeçar është mbytur në lumin Osum në Berat teksa kishtu shkuar aty për t’u larë aty.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku burime bëjnë me dije se i mituri kishte shkuar me babanë e tij për të kullotur bagëtitë buzë lumit Osum dhe në një moment 7-vjeçari ka ikur nga vëzhgimi i të atit për tu freskuar në lumë.

Babai e ka kërkuar për orë të tëra dhe ka mundur ta gjejë fatkeqësisht të pajetë vogëlushin. Policia dhe grupi hetimor po vijojn punën për zbulimin e rrethanave të plotë të ngjarjes.

Komunikata e policisë ditën e sotme bën me dije se: Berat

Në fshatin Moravë, në lumin Osum, shtetasi N. P., 7 vjeç, është mbytur gjatë kohës që ka qenë duke u larë në këtë lumë.

Punonjësit e Policisë, bashkë me banorët e fshatit, pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull