UGSH shpall konkursin vjetor “Vangjush Gambeta” dhe pergatitjet per 20 vjetorin e themelimit

2 Minuta Lexim

Ditën e Enjte, datë 12.11.2026 UGSH shpall jurinë e konkursit vjetor “VANGJUSH GAMBETA” 2026

20-vjetori i ndarjes së çmimeve vjetore të UGSH, organizatës më të madhe të gazetarëve profesionistë shqiptarë

Tiranë më 9 Nëntor 2026

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, ditën e enjte, datë 12.11.2026, shpall jurinë e konkursit të përvitshëm për çmimet “Vangjush Gambeta” 2026, për gazetarinë ekonomike si dhe shpall ditën e organizimit të veprimtarisë për ndarjen e çmimeve vjetore në Tiranë.

Konkursi “ Vangjush Gambeta” zhvillohet:

Për raportimin më të mirë ekonomik, të publikuar gjatë këtij viti.

Konkursi përfshin shkrimin më të mirë ekonomik të botuar në shtypin e shkruar ose online, si edhe publikimin më të mirë ekonomik të realizuar në mediat televizive.

Në këtë konkurs ftohen, si përherë, gazetarë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Kopjet e materialeve duhet të depozitohen pranë Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (selia e Institutit Shqiptar të Medias), brenda datës 20 Nëntor 2026 ose ne adresën zyrtare të imeilit:
[email protected]

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, në 20 vjetorin e ndarjes së çmimeve vjetore për gazetarët, do të zhvillojë një veprimtari jubilare me pjesëmarrje gazetarësh nga trojet, rajoni i Ballkanit Perëndimor, Brukseli dhe organizata ndërkombëtare partnere.

Gazetarët e ekonomisë janë të mirëpritur për të marrë pjesë në konkursin vjetor të UGSH: “ Vangjush Gambeta”!

Zyra Informuese
Unioni i Gazetareve Shqiptare

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull