Raporti final i ODIHR, vjen reagimi i parë edhe nga Celibashi

1 Minuta Lexim

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka reaguar përmes një postimi në rrjet lidhur me raportin final të OSBE/ODIHR lidhur me zgjedhjet e 25 prillit.

Celibashi shkruan se vlerësimet shumë pozitive për administrimin e procesit zgjedhor nga KQZ në raportin përfundimtar OSBE/ODIHR janë shtysë në përmirësimin e mëtejshëm të këtij aspekti.

Sipas tij, KQZ nxit qeverinë dhe opozitën që vërejtjet dhe rekomandimet e këtij raporti të adresohen sa më parë plotësisht.

“Konsiderimi i ekspertizës dhe gjetjeve të KQZ-së në ndryshimet e mundshme ligjore është me dobi për procesin e reformës të rekomanduar nga OSBE/ODIHR”, thekson Celibashi.

Raporti final i ODIHR vë theksin në fenomenin e blerjes së votave, si dhe në përdorimin e administratës publike nga partia në pushtet, pra Partia Socialiste e Kryeministrit Edi Rama. Gjithashtu në raport theksi vihet te patronazhistët, në cënimin e fshehtësisë së votës, por edhe përdorimin e aseteve dhe shërbimeve shtetërore në favor të Partisë Socialiste.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull