Reformimi në PD, ja propozimet e Lulzim Bashës për ndryshimet në statut

6 Minuta Lexim

Zgjerim i Kryesisë, Sekretariatit, si dhe organizimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar në departamentet që funksionojnë pranv Partisë Demokratike, janë disa nga propozimet që kreu demokrat, Lulzim Basha, ka bërë në kuadrin e ndryshimeve statutore të kësaj partie, që priten të miratohen nga Kuvendi Kombëtar.

Bazuar në propozimet e Bashës, postet e Sekretarëve në parti, qofshin në qendër apo në degët e PD, nuk do të kenë një numër limit, çka do të thotë se mund të ketë një shtim të pozicioneve si Sekretar, në varësi të situatave apo organizimeve.

Basha ka paraqitur 11 propozime, njëri prej të cilëve parashikon që kreu i Këshillit Kombëtar, pozicion qv aktualisht mbahet nga Bujar Nishani, të jetë anëtar i Kryesisë së PD.

Gjithashtu në propozimet e Bashës kërkohet bashkimi në një komision të vetëm të Komisioni të Apelimit dhe Komisioni i Integritetit dhe Etikës, duke njohur kompetencën për vlerësimin e kandidatëve dhe zbatimit te rregullave për dekriminalizimin dhe integritetin vetëm Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve

Propozimet e Bashës

Janë përfshirë si vlera që mbrohen, promovohen dhe nxiten nga Partia Demokratike, meritokracia dhe shanset e barabrata ne punësim dhe karriere, duke nxitur nje administratë publike te qendrueshme dhe profesionale; lufta ndaj korrupsionit dhe dhenia fund e fenomenit të pandëshkueshëmrisë; shkeputja e lidhjeve midis politikes dhe krimit te organizuar, permes dekriminalizimit të plotë të jetës politike dhe publike, si dhe nxitja e një sistemi drejtesie të pavarur dhe të paanshëm, që i sherben vetem qytetarëve dhe interesit publik.

Eshtë zgjeruar koncepti i demokracisë së brendshme në parti edhe për përzgjedhjen e kandidatëve për pushtetin lokal, duke ngushtuar kompetencën qe kishte Kryetari i Partisë në këtë drejtim. Ne kete menyrë, detyrimi për konsultimin e anetaresise eshte perfshire edhe per kandidatet per pushtetin vendor, të cilët pas konsultimit me anetaresine do te propozohen nga: Kryetari i Partise, caktohen nga Kryesia e PDSH-se dhe lista e plote do të miratohet nga Keshilli. Kombëtar. Ne kete menyre eshte perfshire në vendimmarrje, si organ ratifikues i listes, edhe Keshilli Kombetar.

Eshtë rikonceptuar Kryesia e Seksionit, e cila do të përbëhet nga Kryetari, Sekretari dhe Nenkryetari i Seksionit Kryetari i Seksionit zgjidhet nga anëtarët e seksionit sipas parimit “Nje anetar, Nje vote Sekretari i Seksionit emërohet nga Kryetari i Degés. Nenkryetari i Seksionit emerohet nga Kryetari i Grupseksionit.

Eshte shtuar si strukture vendore e partisë edhe Këshilli Koordinues i Qarkut, që drejtohet nga Drejtues Politik i Qarkut, që emerohet nga Kryetari i Partisë. Kjo do të jetë një strukture e perhershme me pergjegjesi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH ne nivel qarku.

Eshtë zgjeruar Kryesia e Degës së Partisë, ku do të përfshihen edhe anëtarët e Këshillit Kombetar të PDSH që kanë vendbanimin në Degë apo janë caktuar të mbulojne Degën; si dhe vetëm për Degët qendër qarku, 7 (shtate) anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi i Deges

Eshtë rikonceptuar mënyra e funksionimit të Këshillit Kombëtar, duke parashikuar që anëtaret e zgjedhur të Këshillit Kombëtar të organizohen në Departamente te Keshillit Kombëtar, që funksionojnë si strukture këshillimore e Kryesisë dhe kryetarit të PDSH-se, për çeshtje tematike. Departamentet e Këshillit Kombëtar janë përgjegjëse për përgatitjen e platformave, opinioneve, strategjive dhe programeve sektoriale, të cilat sherbejne për formulimin e programit elektoral, programit të qeverisjes dhe veprimtarinë politike të PDSH-së.

Eshtë zgjeruar Kryesia e Partisë, duke përfshirë si anetare të saj per shkak të funksionit edhe Kryetarin e Keshillit Kombëtar, Kryetarin e Bordit Financiar, Kryetarin e Komisionit Zgjedhor dhe Kryetarin e Komisionit të Apelimit. Integritetit dhe Etikes. Gjithashtu është shtuar rregulli që jo me pak se 30% e anetarë të zgjedhur te Kryesise t’i perkasi gjinise me pak te përfaqësuar.

Eshtë rikonceptuar Sekretariati Ekzekutiv i Partise, duke hequr numrin limit të sekretareve funksional ne perberje të tij Ky rregull eshte shtrire edhe per Degët e Partise

Eshtë bashkuar ne nje komision të vetëm Komisioni i Apelimit dhe Komisioni i Integritetit dhe Etikes, duke njohur kompetencen per vleresimin e kandidatëve dhe zbatimit te rregullave per dekriminalizimin dhe integritetin vetem Komisionit te Vleresimit të Kandidatéve

Eshte riformatuar Komisioni i Përhershëm i Statutit, i cili eshte pergjegjes edhe per interpretimin e dispozitave të Statutit, Komisioni i Perhershëm i Statutit do te perbehet nga 7 anetare titullare dhe dy anetare ndihmes, ge caktohen nga Kryesia e Partise

Eshtë harmonizuar dhe thjeshtuar përmbajtja e Statutit aktual, duke rregulluar pasaktesite apo duke hequr parashikimet qe perseriten ne teksin e tij, por pa prekur thelbin e parashikimeve statutore./abcnews.al

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull