1.Dushi i ngrohtë gjithmonë është i mirëseardhur në ditët e ftohta të dimrit, mirëpo nëse mundeni, veçanërisht gjatë larjes së fytyrës dhe duarve të përdorni ujë të vakët për të parandaluar largimin e yndyrës së nevojshmë nga lëkura.
Lëkura juaj ka nevojë për hidratim gjatë tërë kohës, mirëpo është e domosdoshme menjëherë pas larjes. Mbajeni kremin hidratues gjithmonë me vehte dhe sapo të vëreni se lëkura është tharë aplikojeni atë.
2.Bëjeni rutinë përdorimin e dorëzave dhe shallave për të mbrojtur lëkurën tuaj nga era, shiu dhe bora.
3.Gjithashtu, mos harroni të vendosni krem për mbrojtje nga dielli. Dielli gjatë dimrit mund të jetë poaq i dëmshëm sa edhe gjatë stinës së verës andaj përdorni kremëra me përmbajtje të zinkut në pjesët e ekspozuara në diell.
4.Sistemet e ngrohjes zakonisht ndikojnë në tharjen e ajrit në hapërsirat e mbyllura, kështu që kujdesuni të keni lagështi të mjaftueshmë në vendet ku qëndroni. Duke pasur kujdes të keni mjaft lagështi, ju kujdeseni edhe për lëkurën tuaj.
5.Pini ujë mjaftueshëm
Duke pasë parasysh që në sezonën e ftohtë më shumë kemi dëshirë të pijmë pije të ngrohta si kakao apo çajra të ndryshëm ne pijmë shumë më pak ujë se zakonisht. Mirëpo, hidratimi duhet të bëhet edhe nga brenda organizmit. Uji me limon, mund të jetë freskues dhe hidratues në të njejtën kohë.
6.Hidratoni lëkurën gjatë natës
Pjesët më të thata si duart, këmbët, bërrylat dhe gjunjët kanë lëkurë më të hollë me tendencë për tharje më shpëjte se pjëset tjera të trupit. Vendosni kremë hidratuesë në këto pjesë gjatë natës dhe veshni dorëza dhe çorape të pambukut për të mbajtur lagështinë deri në mëngjes.
Ne shpesh harrojmë të largojmë qelizat e vdekura të lëkurës gjatë sezonës së dimrit, veçanërisht në duar. Kremërat hidratuesë nuk arrijnë të depërtojnë në lëkurë nëse qelizat e vdekura nuk pastrohen me skrab. Masazhoni lëkuren lehtë në formë rrethore me skrab pastaj vendosni maskën tuaj hidratuese për lëkurë më të butë dhe rezultatë të dukshme.
8.Mënjanoni toksinat, veçanërisht alergjentët dhe irrituesit
Nëse keni ekzema, dermatit ose psoriazë ju duhet t’i mënjanoni alergjentet dhe irrituesit që e bëjnë lëkurën të çahet. Lëkura gjatë dimrit është më e ndishmë andaj mënjanoni gjithashtu edhe materialet irrituese të rrobavë si leshi. Poashtu, kujdes të veçantë duhet kushtuar edhe detërgjentëve të rrobave me përmbajtje të kimikateve të forta. Përdorni pastrues të butë dhe hidratues të prodhuar veçanërisht për lëkurë sensitive.
9.Hidratohuni nga brenda-jashtë
Ngrënia e ushqimeve që kanë përmbajtje të ujit ju ndihmon të hidratoni lëkurën nga brenda-jashtë. Pemët si shalqiri, molla, portokalli, kivi dhe pjepri ndërsa perimet si celeri, domatja, trangujt, dhe karrotat kanë përmbajtje të lartë të ujit dhe ndihmojnë në hidratim të lëkurës. Sigurohuni që po mërrni mjaftueshëm vitamin C dhe zink për të mbështetur prodhimin e duhur të kolagjenit dhe elastinës. Gjithashtu, merrni edhe omega-3 apo konsumoni më shumë peshk.
10.Përdorni maska të pregatitura në kushte shtëpie
Maskat hidratuese të pregaditura në kushte shtëpie mund të ofrojnë hidratimin e nevojshëm për lëkurën gjatë muajve të dimrit. Përdorni hidratues natyral si mjalta, avokado, jogurti, vaji i ullirit , bademit dhe aloes. Bashkoni disa nga këta përbërës për të krijuar një pastë apo krem dhe lejeni në fytyrë për 10-30 minuta. Shpërlajeni me ujë të vakët dhe vëreni freskinë.