12 gardianët, që torturuan për vdekje emigrantin shqiptar Ilia Kareli, do të dalin më shpejt nga burgu. Kështu ka vendosur gjykata e Apelit e Athinës. Më herët, secili nga 12 gardianët ishte dënuar 5 deri në 7 vite burg. Pas vendimit të Apelit, ata do të bëjnë secili vetëm 3 vite burg.
Mësohet se kjo gjykatë ka marrë parasysh raportet e administratës së burgut, që sipas këtyre të fundit, gardianët e dënuar janë sjellë mirë. Emigranti shqiptar Ilia Kareli vdiq në burgun e Nigritës marsin e vitit 2014. Kamerat e burgut fiksuan turturat e gardianëve , që shkaktuan vdekjen e e migrantit shqiptari të dënuar.