“Kam vendosur të mos pështyj në 16 vite bashkëpunim me Berishën. Unë i kam qëndruar atyre që kam thënë, por Berisha jo. Mund të kishte një sërë rezultatesh, mund të kishte skenarë, i pari një parti gjysmë për gjysmë, do kishte një përçarje e cila do të kërcënonte partinë, largimin me vulë të Berishës. Largimin e një kryetari aktual, çfarë do të zgjidhte kjo? Nuk ka person tjetër që ka kultivuar marrëdhëniet me aleatët që të arrinte në ultimatum si një zgjidhje deri në plotësimin e vendimit të gjykatës. Ai ma ka thënë edhe në sy se para vetes nuk vë as partinë e as demokratët… I thashë të heqim dorë nga presioni se nuk funksionon. Të ndërtojmë një dialog për të kuptuar ku ndodhemi dhe çfarë të bëjmë pra çështjen e dinjitetit, pasojat për të dhe familjarët e tij dhe sa i takon PD. Kam diskutuar me të edhe variante më të këqija, pasi falë kapitalit tim e shmangën. Tha vetë në korrik nuk do përfshi as partinë as grupin parlamentar…”.
Me këto fraza e ka portretizuar ish paraardhësin e tij Sali Berisha drejtuesi aktual ligjor i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga studioja e emisionit “Open” ku ka qenë prezent mbremjen e të enjtes,