Tragjedia në Bullgari, shuhet familja shqiptare me 4 anëtarë

1 Minuta Lexim

Një shpërthim, zhurma ulërimash e më pas heshtje…46 persona humbën jetën në aksidentit tragjik të shënuar orët e para të kësaj të marte në Bullgari, mes të cilëve u shua edhe një familje me 4 pjesëtarë nga Shkupi.

“Para derës së mesme të autobusit është një grua e djegur me dy fëmijë, me siguri binjakë, thanë hetuesit në vendngjarje për gazetarin tonë. Ata aktualisht janë duke kontrolluar për karburant shtesë, benzinë, sepse nafta është e vështirë të shpërthejë, dhe autobusi ishte me naftë.

Një nga të mbijetuarit i tha kryeministrit maqedonas se ishin zgjuar nga një shpërthim i fuqishëm. 45 persona janë djegur në një autobus në autostradën e Strumës në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm”, shkruajnë mediat bullgare.

Buzëqeshja e shkruar në fytyrën e binjakëve 4-vjeçar u shua vetëm për pak çaste, ndërsa nëna nuk arriti t’i puthte për herë të fundit.

Pjesëtarët e Familjes:

Avni Ahmeti 1985 , Shkup

Xhihan Ahmeti 1986 , Shkup

Alban Ahmeti 2017 , Shkup

Luan Ahmeti 2017 , Shkup

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull