Vrasjet tek Astiri/ Pistat e hetimit të Policisë

2 Minuta Lexim

Vrasja e djeshme e dy personave në zonen e Astirit, nga killera ende të paidentifikuar nga Policia, të cilët kanë qëlluar me breshëri drejt një automjeti tip “Audi A7”, duke vrarë drejtuesin e mjetit dhe pasagjerin, ka angazhuar hetimin intensiv të antikrimit në disa pista ku më kryesorja është larja e hesapeve.

Dyshimet e hetuesve e vlerësojnë ngjarjen kriminale të mirëorganizuar dhe të ndërmarrë nga vrasës profesionistë me pagesë.  Sipas tyre të angazhuar kanë qenë  më së paku gjashtë persona  me rol veprimi të përcaktuar.

Pas vrasjes policia sekuestroi dhjetëra kamera sigurie të zonës, ndërkohëqë dyshojnë se brenda mjetit që u gjet i djegur në Thumanë, ishin 3 persona, shoferi dhe dy të tjerë që kanë qëlluar drejt audit të bardhë me të cilin leviznin viktimat. Po ashtu pjesë e grupit kanë qenë edhe dy persona të tjerë të angazhuar për largimin e vrasësve drejt Thumanë, ku autorët dogjën automjetin që përdorën gjatë krimit, brenda të cilit policia gjeti edhe sekuestroi si provë materiale hetimi dy armë automatik “Kallashnikovë”, me të cilat dyshohet se u krye atentati. Automjeti që u gjet i djegur ishte i tipit “Toyota”, me targë AA 532 ON, që nga verifikimet e policisë për të përcaktuar pronarin rezultoi se ishte i vjedhura në  Greqi. Si pistë kryesore Policia vendos larjen e hesapeve. /Arberia News.ne

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull