COVID-19/ Përgjysmohet numri i viktimave dhe infektimeve

1 Minuta Lexim

Situata me Covid-19 në vend paraqitet e stabilizuar, ndërsa ka një ulje graduale të personave të infektuar dhe viktimave, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Një vit më parë, shkalla e pozitivitetit ka qenë 34%, ndërsa aktualisht është 14%. Po ashtu në 11 ditët e para të dhjetorit 2020, janë shënuar 7.879 të infektuar, ndërsa në 11 ditët e para të dhjetorit të 2021, janë regjistruar 3.579 të infektuar.

Sa i përket fataliteteve, në 11 ditët e para të dhjetorit 2020, kanë qenë 155, ndërsa në 11 ditët e para të dhjetorit 2021 janë 36.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull