I shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej disa muajsh ish kryeprokurori Adriatik Llalla është arrestuar në Itali. Lajmi është konfirmuar zyratrisht së bashku me datën dhe vendndodhjen e tij në momentin e arrestimit. Kështu mësohet se Adriatik Llalla është arrestuar në kryeqytetin italian Romë, në datën 10 dhjetor.
Kujtojmë se ikja e Llallës jashtë vendit ndodhi pak ditë përpara se të shpallej vendimi i gjykatës për dënimin e tij me burg. Gjykata e dënoi atë me 2 vite burg, 5 vjet përjashtim nga funksionet publike dhe me konfiskimin e pasurisë së tij. Dënimi u dha pasi u shpall fajtor për konsumimin e akuzave “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”./ Arbera News.net