Komiteti Teknik i Ekspertëve ka njoftuar ditën e sotme se nata e ndërrimit të viteve nuk do të ketë asnjë kufizim për lëvizjen e qytetarëve.
Lajmin e ka bërë të ditur Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në deklaratën live për mediat.
“Vaksinimi është çështje publike. Të jemi të përgjegjshëm tashmë në festat e fundvitit dhe të respektohen standardet, të evidentohen grumbullimet, ora policore do të jetë e njëjtë me përjashtim të natës së ndërrimit të viteve, ora 23:00 është momentalisht.