Nga Erion DASHO * –
Qeveria po merr borxh gjashtëdhjetë milionë euro për të luftuar COVID-in. Pyetje që ngrihen janë:
》Ku shkuan ato qindra milionë euro grante dhe kredi që janë marrë deri tani?
》Me gjithë këto pare të marra borxh, si ka mundësi që spitalet dhe qendrat shëndetësore ka patur muaj që furnizoheshin me 1 maskë për mjek në muaj?
》Si shpjegohet që shqiptarët paguan nga xhepi mbi 200 milionë euro për t’u kuruar gjatë pandemisë?
》A do të vazhdojnë edhe këto para të shpenzohen pa u deklaruar objekti?
》A do të tenderohen sërish tendera me një blerës të vetëm dhe ofertim 100% të fondit limit?
》A do të zbulojë Kontrolli i Shtetit përsëri abuzime me vlera miliona dollarëshe?