Publikimi i të dhenave personale/ Prokuroria sekuestron serverat

1 Minuta Lexim

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka sekuestruar serverat e tre institucioneve që dyshohet se janë pjesë e rrethit të publikuesve të të dhenave personale, konkretisht pagave e listës së tatimpaguesve. Serveri i parë për nga rendësia është ai Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë të Informacionit (AKSHI) . Por sekuestrimi nga ana e Prokurorisë është bërë edhe  mbi serverin e Drejtorisë së Tatimeve si dhe atë të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Kjo masë është marrë për arsye që mos të shmangies së ndonjë ndërhyrje në server, në kuadër të ruajtjes së gjurmëve që do ti ndihmojnë kryerjes se veprimeve hetimore tashmë të nisura. / Arberia News.net

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull