Ra në humnerë Alfred Lela rrëfen orët e tmerrit: Mendova se e kisha mbyllur me këtë botë (VIDEO)

4 Minuta Lexim

Gazetari Alfred Lela ka treguar orët e tmerrit që ka përjetuar mbrëmjen e djeshme, pas incidentit të ndodhur në majën e Munellës në Pukë. Ai bashkë me operatorin Gisel Dollani, Dorien Malaj, specialistin e turizmit Ndoc Mulaj dhe inxhinierin e pyjeve Ilir Shyti janë rrëzuar në humnerë teksa zbrisnin nga Munella.

Fatkeqësisht Ndoc Mulaj humbi jetën, ndërsa inxhinieri Ilir Shyti ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Gazetari Lela vet ka thënë se mund të ketë thyer kyçin e këmbës pasi ndjente dhimbje të forta, kurse operatori dhe personi tjetër janë shëndoshë e mirë.

Në orët e vona të mbrëmjes, Lela ka treguar për News 24 intenerarin që po ndiqnin për të zbritur nga maja e Munellës dhe kushtet e atmosferike që ua vështirësuan rrugën. Prononcimin ai e ka dhënë teksa në vendngjarje ndodheshin dhe ekipet e kërkim-shpëtimit dhe Ndoc Mulaj rezultonte ende i humbur.

Alfred Lela rrëfeu se teksa kanë prekur majën, një stuhi e fortë ka përshkruar zonën duke e bërë më të vështirë lëvizjen e tyre.

Në këto kushte, grupi i ekspeditës ka vendosur të kthehet, në të njëjtën rrugë që kryen ngjitjen, me shpresën se gjurmët e tyre do të ishin ende të ngulitura në dëborë. Por për fat të keq, era e fuqishme dhe ngrica i kishin fshirë gjurmët dhe zbritja nga maja, ishte tepër e vështirë.

Teksa bënin zbritjen, i pari që rrëshqet ishte gazetari Lela, e pas tij, edhe miqtë e tjerë. Gazetari tregon se për fat të mirë është mbajtur në një trung peme, që e ka ndihmuar të mos përplasej me një shkëmb aty pranë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull