Vranësira dhe intervale të shkurtra me diell/ Parashikimi i motit për sot

2 Minuta Lexim

Ditën e sotme  vendi ynë do të mbetet nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i vranët e intervale të shkurtëra me diell. Reshej shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët e lokalisht përgjatë bregdetit me intensitet deri mesatar. Gradualisht pas mesdite reshjet e shiut nderpriten përgjatë vijës bregdetare dhe Ultësirës Perëndimore duke mbeten prezente vetëm në verilindje dhe juglindje të vendit. Në relievet malore në lartësitë mbi 600metër në verilindje dhe në lartësin mbi 800-900 metra në juglindje reshje bore.

Në mbrëmje reshjet e shiut dhe të borës do të nderpriten në të gjithë territorin. Era do të fryjë nga juglindja- veriperëndimi me shpejtësi 2 deri 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 3 deri 7°C në zona e ulëta 4 deri 13°C në zona bregdetare 6 deri 13°C

Rajoni i ballkanit pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura. Reshje shiu me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente në pjesën qendrore dhe atë lindore të vendit. Në zonat malore reshjet do të jenë në formën e dëborës me intensitet mesatar.

Përsa i përket kontinetit Europian pjesa më ë madhe e tij do të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu me intensitet të mesatar deri të lartë. Intensiteti me i lartë i reshje pritet të jëtë në Europën Jugore si dhe Ishujt Britanik. Në zoant malore reshje bore me intensitet deri mesatar kryesisht në Europen Qendrore.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull