BB VIP – Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj kanë shijuar së fundmi suitën, e cila është vendosur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
E para që shkoi ishte këngëtarja e njohur Beatrix, e cila, me ndihmën e vajzave, u paraqit me një look më elegant se kurrë për partnerin e saj, Donaldin.
Nga ana tjetër, Beniada dhe Dj Dagz e bënë atmosferën edhe më speciale, pasi i vendosën një veshje tek sytë e aktorit të humorit dhe e dërguan te suita ku e priste Beatrix.
Fillimisht, çifti kanë bërë një vallëzim elegant të përqafuar me njëri-tjetrin, nën ritmin e një këngë romantike.
Më pas, ata kanë shijuar bashkë jakuzin e pozicionuar në dhomë, të cilën e kishin mbushur me shkumë.
Edhe pse kishim parë skena “hot” të krijuar nga Arjola dhe Monika, çifti preferoi të qëndronte serioz nën valët romantike të momentit.
Ndërkohë, sot këngëtarja ka shkëmbyer disa batuta me Donaldin. Ajo i ka kërkuar atij një test shtatzënie me nota humori teksa biseda mes tyre ka surprizuar banorët e tjerë të cilët janë futur në dyshime.
Beatrix: Dua një test shtatzënie.Tani ti e di atë muhabet.
Donald: As unë s’e di. Ku e di unë?
Beatrix: E humbe?
Donald: Po e humbas…
Arjola: Domethënë kemi lajme.
Iliri: Kemi lajme ë?
Beatrix: Do ju vijë pika kokës.
Iliri: Jo m jo…