Valon Behrami është një lojtar i lirë. Pas dy vitesh mesfushori me origjinë shqiptare tashmë 36-vjeçar ka prishur me konsensus kontratën me Genoan dhe do të provojë një eksperiencë të re.
Behrami i cili këtë sezon e ka ndjekur më së shumti nga stoli duke u aktivizuar në vetëm 10 takime me skuadrën ligure me shumë gjasa do ta vazhdojë karrierën në Zvicër aty ku edhe nisi gjithçka 20 vite më parë.