Të paktën 20 persona vdiqën dhe qindra të tjerë u plagosën nga sulmi tragjik me raketa i ushtrisë ruse mbi një qendër tregtare në Ukrainë.
Ky ishte sulmi i disatë që ushtria e Vladimit Putin ndërmori duke shënjestruar civilët, teksa më herët e ka mohuar se një gjë e tillë ka ndodhur. Megjithatë këtë herë është ndryshe, pasi Rusia ka dalë hapur për sulmin, ndërsa ka fajësuar Perëndimin se ishte shkaktar për shkak të provokimeve.
Një moderatore në televizionin shtetëror rus deklaroi se në fakt shënjestër e sulmit kishte qenë një fabrikë makinash pranë qendrës tregtare, por pas provokimeve të NATO-s u sulmua qendra tregtare, teksa brenda saj ishin 1000 civilë.
“Regjimi i Kievit po tregon provokime të përgjakshme për të gjithë botën, dhe natyrisht ata po na fajësojnë neve”, u ankua Margarita Simonyan.
Në videon e shpërndarë në Twitter, Simonyan shprehet se masakra e supozuar sipas saj në Bucha u inskenua nga SHBA-të.
“Perëndimi po rrotullon me kënaqësi histori rreth masakrës së prodhuar. Ata donin të krijonin një Bucha tjetër nga situata në Kremenchuk ku Forcat e Armatosura Ruse mbështetën gjoja bombardimin e një qendre tregtare funksionale,” vazhdoi ajo.
Nga qendra tregtare, përveç 20 viktimave, ende janë 36 persona të zhdukur, mes tyre gra dhe fëmijë.