Deputeti socialist përplaset me Pampurin e Vokshin te ‘Shëndetësia: E kuptoj që dini më shumë, por më lini të flas

1 Minuta Lexim

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë ka nisur me debate mes opozitës dhe mazhorancës.

Deputeti i Vlorës, Ilir Metaj është përplasur me Oriola Pampurin dhe Albana Vokshin, të cilat e ndërprisnin vazhdimisht.

Replikat:

Ilir Metaj: Të flasësh për të rinjtë është guxim i madh. Të rinjtë e mendojnë ndryshe. Disa ikin për të mos u kthyer.

Më fal o Orjola, patjetër që nuk di gjë dhe ju dini më shumë se unë, por më lini të konsumoj të drejtën e fjalës. Më lini të flas.

Oriola Pampuri: Mund të të ndërpres.

Ilir Metaj: Po flet gabim. Po shkel etikën.

Albana Vokshi: Dëgjo komentin dhe drejtoju ministres.

Ilir Metaj: Ti do dëgjosh? Për çfarë jemi këtu? Ti fole në emrin tonë. O avokate e zonjës. S’po ju ndërpres fjalën. Ju po më ndërprisni mua. Kjo është minimalja e etikës. Përdora ndonjë fjalë ofenduese?

Albana Vokshi: Retorika juaj ishte ofenduese.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull