Nuk eshte shprehur qarte se ke do te zgjedhe per te bere koalicion parazgjedhor per vendoret e 14 majit te vitit te ardhshem, mes Berishes, grupit te Alibeajt nese nuk bashkohen apo Rames.
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, ishte i ftuar në studion e “Zona Zero” në Top News, për të folur për zgjedhjet vendore të vitit 2023, ku ai dhe dhe nje prognoze te pergatitjeve te tij per keto zgjedhje.
Sipas Dules, opozita duhet të kapërcejë vetveten dhe se partia e tij do të garojë përballë Ramës.
“Opozita duhet të kapërcejë vetveten, jemi në mision të vështirë, por jo të pamundur, së pari duhet të kemi parasysh se kemi përballë një pushtet autokratik, një demokraci që ka ardhur duke u tkurrur. Kemi zgjedhje që janë përkeqësuar nga pikëpamja e standardit evropian.
Është gjë jo e mirë kur ke një qeveri që qeveris keq, por është akoma më keq kur ke një opozitë që nuk jep shpresë. PDNJ do jetë përballë Ramës, do të kemi kandidaturat tona në tre bashki. Ka bashki ku jemi parti e parë ose e dytë”.