Vizita e papritur në Turqi, Kryeministri Rama ndan foto nga takimi me Erdogan

1 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Turqi, ku është takuar me presidentin turk Rexhep Erdogan.

Rama ka ndarë në foto nga takimi, krahas së cilës ka vendosur flamurin shqiptar dhe atë turk.

Takimi i Ramës me Erdogan u mbajt në Kompleksin Presidencial.

Vizita vjen pas mbylljes së kopshtit të kolegjit “Turgut Ozal” dhe kolegjit të vajzave “Mehmet Akif”, e cila sipas mediave turke, ndodhi me kërkesë të Erdogan.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull