Arbëreshët dhe shqiptarët bashkohen në një mesazh për Kosovën: UÇK! UÇK! Liri per çlirimtaret!!

1 Minuta Lexim

Nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, diaspora dhe komunitetet arbëreshe në Itali, shqiptarët janë bërë bashkë në Kalabri në një aktivitet që ndërthur trashëgiminë, kulturën, identitetin dhe solidaritetin me Kosovën.

Në kuadër të Forumit të Përhershëm të Turizmit Rajonal, që po mbahet më 18–20 shtator në komunat arbëreshe të Kalabrisë, Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon ka mbledhur rreth 60 përfaqësues nga hapësira shqipfolëse, mes tyre kryetarë komunash, personalitete të medias, televizionit, artit, kulturës, muzikës dhe biznesit.

Por përtej agjendës së forumit, takimi në tokën arbëreshe mori edhe një dimension të fortë simbolik.

Përfaqësuesit e komunave arbëreshe dhe shqiptarët e ardhur nga të gjitha trevat u solidarizuan me ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përcjellë mesazhin: “Liri për çlirimtarët”.

Mesazhi i solidaritetit vjen në një moment të ndjeshëm për Kosovën, pas zhvillimeve të fundit në proceset gjyqësore në Hagë ndaj ish-krerëve dhe pjesëtarëve të UÇK-së.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull