Vuçiç pas telefonatës me Ramën dhe Kovaçevskin: Një Ballkan i hapur do të thotë paqe, së bashku jemi më të fortë

1 Minuta Lexim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kreu i qeverisë së Maqedoni së Veriut, Dimitar Kovaçevski kanë zhvilluar një bisedë të hapur telefonike me njëri-tjetrin.

Përmes një postimi në Instgram, Vuçiç ka zbardhur detaje nga biseda ku thekson se në fokus ka qenë Ballkani i Hapur.

Sipas tij një Ballkan i Hapur do të thotë paqe, prosperitet dhe një e ardhme më e sigurt për rajonin sepse duke u bashkuar vendet janë ë të fuqishme.

“Fola me Edi Ramën dhe me Dimitar Kovçevski për hapat e përbashkët për të garantuar një dimër të sigurt për të gjithë qytetarët tanë, si dhe takimin e ardhshëm në kuadër të Procesit të Berlinit.

Një Ballkan i Hapur do të thotë paqe, prosperitet dhe një të ardhme më të sigurt për njerëzit e rajonit tonë, sepse së bashku jemi gjithmonë më të fortë”, ka shkruar presidenti serb Vuçiç në Instagram.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull