Qeveria shqiptare do të marrë një borxh në vlerën e 500 milion eurove në tregjet ndërkombëtare pavarësisht rritjes së normave të interesit për shkak të krizës.
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj deklaroi se tashmë po përgatiten procedurat për emetimin e eurobondit i cili do të përdoret për financimin e deficit dhe mbulim të shpenzimeve të përgjithshme publike.
Kjo është hera e 6 që qeveria shqiptare del në tregjet ndërkombëtare për të mare një borxh në formën e eurobondi.
Opozita e cilësoi moment të papërshtatshëm daljen në tregjet ndërkombëtare për marrjen e eurobondit deputetja Jorida Tabaku e cilësoi këtë borxh të ri një risk për buxhetin.
Në projektbuxhetin për vitin e ardhshëm parashikohet që niveli i borxhit publik të ulet duke arritur në nivelin 67.5%.