Një anije ruse e sanksionuar, Ursa Major, është fundosur në Mesdhe pas një shpërthimi në bord, ndërsa transportonte një ngarkesë misterioze. Nga 16 anëtarë të ekuipazhit, 14 janë shpëtuar dhe transferuar në Kartagjenë, Spanjë, ndërsa dy rezultojnë të zhdukur.
Burime ukrainase dhe spanjolle sugjerojnë se anija po transportonte pajisje ushtarake tërhequr nga Siria pas rënies së Bashar al-Asad, ndërsa Rusia pretendon se ngarkesa përfshinte vinça të mëdhenj për ndërtimin e një akullthyese bërthamore.
Dyshimet janë se ajo mund të ketë pasur një ndalesë në bazën ruse në Tartus, Siri, për të mbledhur ngarkesa shtesë, përpara destinacionit të saj të deklaruar, Vladivostok. Ky incident ndodh mes tensioneve rajonale dhe tërheqjes së trupave ruse nga Siria, pas rënies së regjimit të Asadit