Gjykata Kushtetuese shqyrton përdorimin e komunikimeve sky ecc si prova nga SPAK

1 Minuta Lexim

Gjykata Kushtetuese do të mblidhet sot në dhomë këshillimi për të shqyrtuar një prej cështjeve më të debatueshme kohët e fundit, ajo e komunikimeve në Sky Ecc një aplikacion i koduar që përdorej gjerësisht nga kriminelët, por që u zbërthye në 2021 nga autoritetet franceze.

Kushtetuesja është vënë në lëvizje nga investitori strategjik Pëllumb Gjoka i arrestuar në kuadër të dosjes Metamorfoza për krime të rënda përfshirë dhe urdhërim të vrasjeve.

Gjykata duhet të vendosë nëse këto komunikime janë ose jo të përdorshme nga SPAK si prova te procese gjyqësore. Vendimi pritet me mjaft interes pasi në kuadër të aksioneve të Prokurorisë së Posacme janë goditur grupe të rrezikshme kriminale ndërsa në pranga kanë përfunduar dhe zyrtarë policie apo njerëz të drejtesise si të lidhur me këto grupe. Gjykata ka dy mundësi, ta marrë vendimin në dhomë këshillimi ose ta kalojë cështjen në seancë të hapur për shkak të interesit të lartë dhe për rrjedhojë dhe një diskutimi më të gjerë të saj.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull