Hapa tik tokun dhe pashe kete vend…

1 Minuta Lexim
Nga Endri Marku-
Hapa profil në tik tok.
Në 5 minutat e para mësova sipas rradhës që Amerika, por edhe Fieri, ishin pushtuar nga ufot. Që njëri i falte 50 mijë leksha fukarenjeve ndërsa njëra të falte 20 mijë leksha po ti përgjigjeshe. Presidenti i ri i Sirise është shqiptar dhe do ti ndërpresë marrëdhëniet me Serbinë. U informova dhe për listen e banoreve te BBV4. Pashë nje cift duke hedhur nje top nepër pjata filxhanesh. Poshtë pjatave kishte euro. Diku konfirmohej që në mars Albin Kurti do bënte referendumin e bashkimit me Shqipërinë me president Sali Berishën. Një video më mësoi që po te shtypesh share ne WhatsApp tregon kush te ka bere bllok. Kishin zbuluar c’fare i shkroi Edi Rama Albinit te letra. Nje vajze i dhuroi babës dicka dhe bashkë me videon e babës duke hap kutinë ndante me ne dicituren ” babe nuk ta harroj sakrificën dhe mundin”. Kush janë masonet? – pyestw njeri – mbase dhe përgjigjej. Një ekspert me kollare sqaronte ç’farë do ndodhë kur të fillojë lufta berthamore ndërsa një hotel në periferi të kryeqytetit jepte dhomë per pajtim çiftesh.
Dmth hapa tik tokun dhe pashe këtë vend.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull