Nga Enver Robelli-
(Pjesë nga një analizë e gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”)
1.
Ofensiva ruse ka ngecur, humbjet po rriten. Sipas vlerësimit të ushtrisë britanike, Rusia ka humbur tashmë një milion e gjysmë ushtarë. Gjysmë milioni janë të vdekur, një milion të plagosur. Prandaj Rusia ka tani një plan të ri fitoreje. Ajo nuk dëshiron ta mundë më Ukrainën në front, por përmes një «lufte të qyteteve», pra me sulme ajrore mbi gjithë vendin. Putini e ka përmbledhur këtë në fund të shtatorit me fjalët se «masat e hakmarrjes» së Rusisë janë aq «shkatërruese», sa armiku tashmë po lutet për paqe.
2.
Lufta e Donald Trumpit me Iranin po absorbon armët amerikane të mbrojtjes ajrore në mbarë botën. Për Ukrainën s’mbetet pothuajse asgjë, dhe raketat ruse tani gati përherë e godasin objektivin.
3.
Tri masa mund të ndihmojnë tani. Së pari, Gjermania dhe aleatët e tjerë të Ukrainës duhet ta mbështesin edhe më fort mbrojtjen ajrore të Ukrainës. Së dyti, duhet bërë më shumë për të zvogëluar të ardhurat e Rusisë. Së treti, Ukraina ka nevojë për aq ndihmë financiare, sa Rusia të mos mund të shpresojë ta çojë në falimentim me bombardime.
Nëse Ukraina do ta marrë ndihmën e nevojshme, varet edhe nga presidenti Selenski. Vendi ka ecur larg në luftën kundër korrupsionit që nga revolucioni proevropian i vitit 2014, por jo mjaftueshëm larg. Kjo ka pasoja.

