Avioturizmi moda me e re turistike në Shqipëri. Me turizmin e ajrit Gjirokastra fiton nje mundesi elitare  

4 Minuta Lexim

Nga Rezarta Gozhita-

Një event fantastik “open dey” ndodhi sot në Gjirokastër. Në aerodromin fushor të qytetit, ndërtuar qysh në vitin 1934 nga italiamët, sot u ulën 11 aeroplanë privat çarter (9 të nisur nga Italia, 1 nga Greqia dhe 1 nga Maqedonia e Veriut}). prej të cilëve zbritën rreth 30 turistë shumica italianë që vizituan qytetin e UNESCO-s. Në fakt e gjithë kjo ishte një ditë që. jo vetëm demonstroi gjëndjen e mirë teknike për ulje dhe ngritje në atë që gjirokastritëve u pëlqen ta quajnë “ fusha e aeroplanit”,( si tek romani i Kadaresë “Kronikë në gur”), por edhe si një promovim të dëshirës së turistëve “të kamur” për ta kapur e vizituar rajonin e jugut të Shqipërisë nga ajri. Në fakt në këtë aerodrom, pas çertifikimi në 2023 nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar për aeroplanë çarter me peshë deri në 5 tom, kanë mundur të ulen dhe ngrihen disa pak aeroplanë të kësaj përmase. Por ulja e tyre ishte një aventurë në plot kuptimin e fjalës, pasi ata duhet të uleshin dhe procedoheshin më parë ne Aerodromin “Nënë Tereza” në Rinas, ndërkohë që duheshin të largoheshin jashtë territorit shqiptar përsëri nga Rinasi. Kjo sepse në aerodromin e Gjirokastrës nuk kishte shërbim kontrolli doganor dhe policor, ndërkohë dhe furnizimi me karburant special duhej të transportohej nga Rinasi në Gjirokastër. Kjo “aventurë” e dyfishonte kohën dhe koston e turistëve të ajrit.

 

Risia e këtij aktiviteti promovues ishte së turistët e ajrit u ulën drejtpërdrejt në Gjirokastër ku gjetën edhe shërbimet e munguara më parë, kontroll doganor, kontroll policor të pasaportave dhe lejeve të pilotimit për drejtuesit e avionëve privatë çarter dhe karburan special me bollëk për të fluturuar mbi pejsazhet mahnitëse të jugut.  Kjo inisiativë për gjallërimin e aerodromit të kryeqendrës së jugut nëpërmjet një veprimtarie të tipit “open dey” mbi Gjirokastër, u bë e mundur falë një bashkëpunimi mes Bashkisë së Gjirokastrës dhe Bashkisë Latiano në itali. Dy bashkitë janë duke përgatitur nënshkrimin e Marrëveshjen e Binjakëzimit mes dy qyteteve. Festa e sotme në aerodromin e Gjirokastrës dukej sikur realizonte ëndrën e vjetër të Gjirokastritëve duke u sjellë më afër atë legjendën urbane të historisë së viteve 30 të aeroplanit të Dino Çiços të përshkruar me aq finësë nga i madhi Kadare. Dino Çiço ka qenë një personazh historik nga lagja e vjetër Hazmurat e qytetit, i cili për shkak të përpjekjeve për të “çpikur” një aeroplan me metodën “prepe mobile” (një lloj makine a motorri që do të lëviztë me një lloj karburanti që kushton pak) u arrestua padrejtësisht nga “kadiu“ siç thirrej gjykatësi i asaj i kohe dhe u mbyll në burgun e “shtatë penxhereve” në kala nga ku bëri një arratisje spektakolare. Sidoqoftë përtej legjendave urbane dhe barcaletave “qytetit të gurtë”, turisti apo vizitori etitar me portofolin plot. që do të zbresë me çarter në aerodromin legjendë të Gjirokastrës dhe do të ketë mundësinë që të njihet edhe me fantazinë, humorin dhe dëshirën e madhe të gjirokasitëve për të fluturuar. Ndoshta atëhere në hyrje të aerodromit bashkia do të kujtohet të vendosë një tabelë informuse për këtë histori.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull