Nëse SPAK-u do të ishte një parti politike, do të ishte absolutisht e para

2 Minuta Lexim

Nga Eduard Zaloshnja-

Në sondazhin që zhvillova para një jave për Report TV, ishte edhe pyetja: “A mendoni se
prokurorëve të SPAK-ut u duhet dhënë mundësia për të rikandidaur për një mandat të
dytë 9-vjeçar?”. Plot 72% iu përgjigjën pozitivisht kësaj pyetje dhe vetëm 26% negativisht.
SPAK-u nuk është një instucion politik, e për rrjedhojë përkrahjen ndaj prokurorëve të tij nuk
mund ta përkthejmë në përkrahje elektorale. Në fakt, shumica dërrmuese e të anketuarve që e
donin rikandidmin e prokurorëve të SPAK-ut ishin ose votues të PS-së ose të partive të vogla.
Por pyetja për personazhin zyrtar/politik të vitit që bëra në sondazhin e JAVANEWS gjatw
fundjavës hedh dritë politike tek 72-përqindëshi që përkrahte prokurorët e SPAK-ut në pyetjen e
mësipërme.
Kryeprokurori Dumani rezultoi personazhi i vitit me një kuotë sa dyfishi i Ramës dhe sa
katërfishi i Berishës. Dhe ndër ata që zgjodhën Dumanin si personazh të vitit (e jo Ramën,
Berishën apo ndonjë tjetër) kishte një përzjerje të anketuarish që nuk kishin votuar fare vjet me
disa që kishin votuar për kryebashkiakë të Ramës, pak që kishin votuar për kryebashkiakë të
Berishës, dhe disa që kishin votuar për kandidatë të tjerë. Përkrahjen për personazhin e vitit
Ramës dhe Berishës ia dhanë vetëm simpatizantët më të zjarrtë të tyre.
Kuptohet që përkrahja për Dumanin nuk është politike (sepse SPAK-u që ai drejton nuk është
një institucion politik), por mesazhi i kësaj përkrahje është politik. Përkrahësit më të vaktë të
partive të vjetra janë tejngopur me korrupsionin e partive për të cilat kanë votuar ndër vite, dhe
tani ata përkrahin drejtuesin e një institucioni që po e godet fuqishëm korrupsionin e
politikanëve më të lartë të partive të vjetra.
Mbetet të shihet se sa do të jenë në gjendje partitë e reja të ecin në brazdën elektorale që u ka
hapur SPAK-u…

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull