Pasagjerët bllokohen për orë të tëra në tunelin që lidh Anglinë me Francën

2 Minuta Lexim

Një tren Eurostar u godit nga një “problem teknik” në tunelin e Kanalit, duke shkaktuar një vonesë prej gjashtë orësh për pasagjerët që udhëtonin nga Londra në Paris.

Pasagjerët në një tren “Eurostar” i nisur nga Londra e që për destinacion final kishte Parisin, kanë mbetur të bllokuar për orë të tëra në tunelin e Kanalit Anaglez pasi treni pësoi defekt.

Çfarë rrëmuje. Ne mbetëm të bllokuar për orë e orë të tëra në një tunel. Nuk kishim asnjë ide se kur do të dilnim. Tani u transferuam në një tren tjetër dhe fjalë për fjalë humbëm gjithë ditën tonë në Paris. Bëni më mirë Eurostar. Komunikoni me klientët tuaj që ju paguajnë”, shkroi pasagjerja Lisa Levine në platformën ‘X’.

Treni i nisur në orën 06:01 të mëngjesit duhej të mbërrinte në Paris Gare du Nord në orën 9:20 të mëngjesit me kohën lokale, por udhëtarëve iu tha se do të arrinin në Paris me një vonesë prej rreth gjashtë orësh.

Gaby Koppel, një producente televizive, tha për The Independent: “Ne u ndalëm në tunel pas rreth një ore udhëtim, pra afërsisht në orën 7 të mëngjesit me orën e Mbretërisë së Bashkuar”.

Alicia Peters, një mbikëqyrëse operacionesh, ishte në tren duke çuar vajzën e saj në Disneyland Paris. Ajo tha për The Independent: “Të qëndroja ulur për 2.5 orë në një tren që nuk lëvizte me vajzën time 8 vjeçare ishte shumë stresuese. Ajo ishte shumë e shqetësuar pasi ne dëgjuam një zhurmë dhe më pas nuk kishte energji. Ishte shumë nxehtë dhe ne nuk e dinim vërtet se kur do të lëviznim.”

Ndërkohë, kompania Eurostar reagoi përmes një njoftimi duke thënë se “për shkak të një problemi teknik, treni juaj nuk mund ta përfundojë udhëtimin e tij. Tani ai do të drejtohet për në Calais Frethun ku do të transferoheni në një tren tjetër për të shkuar në destinacionin tuaj final”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull